Telegrafi

Melinda shfaqet provokuese nga prapaskenat e këngës së re “Ferrari”

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi vetëm pak ditë më parë solli një bashkëpunim të ri me reperin nga Kumanova Bardhin.

Këngë po pritet mirë dhe tashmë ka grumbulluar afro tre milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Mirëpo, krahas këngë që u kthye në hit tashmë, reperja ka arritur të marr vëmendje me paraqitjen joshëse në videoklip.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Melinda shfaqet tejet atraktive në disa veshje të ndryshme, ndërsa disa pamje nga prapaskenat i ka ndarë edhe së fundmi me adhuruesit e saj në Instagram.

Rap-artistja e suksesshme shihet e veshur me një kostum ngjyrë portokalli dypjesësh ndërsa në fokus ishin linjat e saj të formësuara.

Nuk kanë munguar edhe vallëzimet joshëse dhe lëvizje prokuruese të Melindës para kamerës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

Ndryshe, përveç me këngë të reja, reperja mbetet e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/

Foto: Melinda Ademi/Instagram