Melinda Ademi vazhdon të admirohet nga fansat e saj si për muzikën që bën, ashtu edhe për dukjen e saj.
Këngëtarja përcillet nga më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram dhe në këtë profil nuk mungojnë imazhe atraktive të saj.
Edhe gjatë të hënës, autorja e hitit “Melodia” ka shpërndarë disa fotografi, në të cilat shfaqet në poza tërheqëse.
“Melinda ka lindur për të qenë e egër! Melinda është origjinale, vazhdoni ta kopjoni Melindën… Ajo është për t’u ndjekur”, shkruan në përshkrim.
“A m’ke dasht” është realizimi i fundit muzikor i Melindës që erdhi në bashkëpunim me Ledri Vulën në muajin korrik dhe numëron mbi 13 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/