Site icon Telegrafi

Melinda nxit imagjinatën në paraqitjen e radhës plot stil dhe elegancë, zbulon se kënga “Melodia” publikohet nesër

Melinda Ademi ka bërë një tjetër paraqitjen provokuese në rrjetet sociale.

Reperja që përveç se ka bërë bujë të madhe me projekte të ndryshme muzikore, ajo është edhe një prej femrave më të bukura të estradës që nuk i lë anash provokimet asnjëherë.

Edhe së fundmi, Melinda erdhi me një dukej që mori gjithë vëmendjen e fansave të saj në Instagram, ku numëron mbi 1.1 milion të tillë.

Foto: Melinda/Instagram

Melinda në imazhe që postoi këtë herë shihet e veshur me një kostum të shkurtër dypjesësh ngjyrë rozë, të cilin e kombinoi me taka me të njëjtën ngjyrë, reperja kompletoi paraqitjen me aksesor, grim të theksuar dhe flokët e gjata dhe të valëzuara i la të shtrira prapa supeve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi
Foto: Melinda/Instagram

“Gabimet e tua i prishen krejt planet e mija”! Neser, ora 20:00, Melodia”, ka shkruar Melinda në mbishkrimin e imazheve duke paralajmëruar kështu këngën e re.

Foto: Melinda/Instagram

Kujtojmë që projekti i saj i fundit mbetet bashkëpunimi me Gjikon dhe Nora Istrefin “Ay Caramba”. /Telegrafi/

Foto: Melinda/Instagram

 

Foto: Melinda/Instagram

 

Foto: Melinda/Instagram

 

Exit mobile version