Reperja e njohur, Melinda ka sjellur një fotosesion të ri për fansat e saj në Instagram.
Reperja e shumë hiteve ka postuar imazhe të reja në të cilat format e saj trupore ishin në fokus.
Melinda u pa e veshur me një trupore ngjyrë portokalli me një mëngë të gjata teksa përshtati dukjen me këpucë me taka shumëngjyrëshe dhe qafore me rruza në qafë dhe vathë të kombinuar.
Ajo dukej në formë të mirë dhe atraktive siç do herë ndërsa u vërshuan me komente të shumta nga ana e fansave.
Në fotot e reja, reperja ka falënderuar fansat që e pritën mirë bashkëpunimin e ri me Ledri Vulën “A m’ke dasht” teksa tha se është në përgatitje të tjera befasive.
“Kënga më e re “A m’ke dasht” ka arritur pesë milionë shikime në YouTube! Jam shumë e lumtur dhe po më vjen mirë që po ju pëlqen. Faleminderit shumë. Shihemi në befasinë e radhës”, ka shkruar Melinda në mbishkrimin.
Ndërkohë, përveç projekteve të reja, Melinda është një prej artisteve më të kërkuara shqiptare edhe për koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/