Site icon Telegrafi

Melinda feston ditëlindjen me një darkë romantike në Stamboll, emri i saj shkruhet në urën e Bosforit

Dita e sotme (19 nëntor) ka qenë mjaft e veçantë për Melinda Ademin.

Kjo sepse reperja e njohur po feston ditëlindjen e 26-të, ndërsa është organizuar një festë po ashtu e veçantë dhe luksoze në këtë ditë për të.

Reperja ditën e saj të lindjes po e feston në Stamboll, me një darkë romantike pranë urës së Bosforit, teksa nuk ka munguar një dhuratë unike për të.

Foto: Melinda/Instagram

Në urën e famshme të Bosforit është ndriçuar emri i saj dhe një urim për ditëlindje, ku shkruhej “Melinda, urime ditëlindjen”.

Foto: Melinda/InstaStory

Këto pamje i ka ndarë me fansat në Instagram vet reperja, e cila shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë vjollce dhe një trëndafil të kuq që mban në dorë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

Ndërkohë, reperja e cila e ruan me fanatizëm jetën private, edhe këtë herë e ka lënë enigmë personin që po e shoqëron këtë natë.

Foto: Melinda/InstaStory

Ndryshe, Melinda aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Melodia”, që deri tani ka grumbulluar mbi pesë milionë ndjekës në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version