Reperja e famshme shqiptare, Melinda Ademi merr vëmendje me pothuajse secilin postim që bën.
Krahas muzikës, rap-artistja iu qëndron pranë fansave të saj të shumtë edhe me postime të ndryshme në rrjetet sociale.
Edhe së fundmi, Melinda ka sjellur një fotosesion të ri për admiruesit e saj në rrjetin sociale Instagram, ku numëron mbi një milion ndjekës.
Autorja e “Melodia” u kujdes të theksonte linjat e saj joshëse të trupit në veshjen plot stil, korset ngjyrë ari dhe dollake rrjete.
Për të kompletuar dukjen e saj, Melinda mbathi një palë çizme me platformë me ngjyrë të zezë dhe e shtoi shkëlqimin me aksesor ari.
Reperja nga Kosova dukej në formë të mrekullueshme teksa të shumta ishin edhe komentet nga ana e fansave të saj.
“Flet pas shpine? Nuk më intereson, ti je pas meje për një arsye”, ka shkuar reperja në mbishkrim.
Ndryshe, Melinda së fundmi ka njoftuar se iu është rikthyer performancave dhe koncerteve pas një pauze një mujore për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit. /Telegrafi/