Është paralajmëruar një prej realizimeve muzikore që pritet të jetë në vendet e para të listës së hiteve të kësaj vere.
Gjiko, Melinda Ademi dhe Nora Istrefi i kanë bashkuar forcat për të realizuar këngën me titull “Ay Caramba!”.
Treshja e artistëve të pëlqyer tashmë janë duke e kompletuar edhe anën vizuale të projektit dhe do ta sjellin për fansat e muzikës së tyre.
Ndërsa pas publikimit të disa imazheve nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit, Melinda dhe Nora kanë mahnitur me pozat e tyre.
Në një klip që duket se do të vijë shumë më ndryshe nga projektet tjera, dy këngëtaret janë kujdesur që të joshin me dukjen e tyre. /Telegrafi/