Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që komentohet mjaft shumë për paraqitjet që bën në rrjete sociale.
Fjala është për reperen e njohur shqiptare, Melinda Ademi, e cila zgjon interes të madh te fansat sa herë që ndan fotografi apo video.
E tillë vjen edhe kësaj radhe, ndërsa ka realizuar një fotosesion të mrekullueshëm në borë.
25 vjeçarja ka ndarë gjashtë fotografi të ndryshme, në të cilat ka vënë më në fokus të pasmet e saj.
“Dola pak jashtë me shkri borën pasi ka rënë shumë”, ka qenë përshkrimi krahas imazheve.
Reagimet ndërkohë në hapësirën për komente kanë qenë të llojllojshme nga ndjekësit e miqtë që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Sa i përket projekteve muzikore, e fundit këngë e lansuar nga Melinda mban titullin “Mëkatare” që e solli në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/