Rep-artistja shqiptare, Melinda Ademi, është bërë tejet e njohur në estradën shqiptare.
Kjo falë paraqitjes së parë të fuqishme në zhanrin hip-hop, e që po e mban ritmin e njëjtë edhe në ditët në vazhdim.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke i ofruar mundësinë ndjekësve të shohin më afër përditshmërinë e saj.
Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Melinda ka publikuar disa fotografi në të cilat duhet tërheqëse.
E veshur në portokalli, bukuroshja nga Mitrovica në rend të parë ka vënë linjat trupore, të cilat i komentohen në masë të madhe.
“Aromë portokalli”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
Kujtojmë se “24 Bars” mbetet projekti i fundit nga artistja, që mori miliona klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/