Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi merr çdo herë vëmendje me postimet që bën në rrjetet sociale.
Bukuroshja përveç për karrierën e suksesshme, komentohet edhe për bukurinë dhe linjat e mahnitshme të trupit.
Pas një pauze të ngarkuar me këngë të reja dhe koncerte, Melinda fundjavën po e shijon në jug të Shqipërisë.
Rap-artistja ka zgjedhur Kep Merli si destinacion për t’u relaksuar, nga ku edhe ka publikuar poza të reja në bikini.
Në imazhet me rroba banjë, reperja vuri në fokus linjat e përsosura të trupit, teksa dukej më në formë se kurrë më parë.
“Pasi publikova 3 këngë/klipe muzikore për 1 muaj e gjysmë, më duhej një pushim”, ka shkruar Melinda në mbishkrimin e fotove.
Kujtojmë që aktualisht, ajo po shijon suksesin e bashkëpunimit të parë që solli me Rina Balaj “Tornado”. /Telegrafi/