Këngëtarja e dashur shqiptare, Melinda Ademi, merr vëmendje në rrjetet sociale me setin e saj të fundit të fotografive, të publikuara në llogarinë e saj në Instagram.
Në imazhet që kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, Melinda shfaqet e veshur me një kostum të zi shumë provokues.
Kjo veshje e cila përqafon çdo kënd të trupit të saj, thekson në mënyrë të pabesueshme linjat e saj.
Melinda në mbishkrimin e fotografive shpreh falënderime ndaj fansave, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në lidhje me suksesin e këngës së saj të re “Mos ma prish”, në bashkëpunim me Bardhin.
Kënga ka gjetur jehonë të gjerë dhe ka ngjallur reagime pozitive nga audiencat kudo. /Telegrafi/