Telegrafi

Melinda Ademi publikon këngën “24 Bars”

Melinda Ademi (Foto: Instagram/melindaademi)

Rep-artistja Melinda Ademi tash e një kohë po krijon karrierën e saj muzikore në Kosovë.

Pas disa tentimeve që pati në Amerikë, krijuesja e hitit “Karma” gjeti veten në vendin ku edhe e ka prejardhjen.

Si fillim ajo është paraqitur si repere, ku edhe solli projekte muzikore të pëlqyera në masë të madhe.

Njëjtë veproi edhe me këtë të fundit, ku përmes rrjetit social Instagram, Melinda publikoi këngën e re të titulluar “24 Bars”.

Kënga është një lloj ‘freestyle’ dhe përmban rreth 1 minutë e 22 sekonda, në të cilën u shfaq para një mikrofoni.

Projekti i saj i fundit është publikuar para pesë muajsh, dhe mori miliona klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/