Telegrafi

Melinda Ademi me poza provokuese nga xhirimet e klipit të ri, i cili publikohet të dielën

Rap-artistja shqiptare, Melinda Ademi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Ajo bën të ditur se po vjen në bashkëpunim me Skerdin dhe se kënga e tyre “Mafioza” do të lansohet të dielën (25 qershor).

Klipi i tyre është realizuar në Budva, gjersa këngëtarja së fundmi nuk ka munguar me disa poza provokuese.

Foto: Screenshot/Instagram

Teksa bën njoftimin, ajo ka shpërndarë në Instagram edhe disa imazhe nga videoklipi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bukuroshja shfaqet në formë të mahnitshme me një kostum të kuq të kombinuar me disa perla sipër.

Foto: Screenshot/Instagram

Dukjen e kompletoi me një grim të mahnitshëm si dhe me disa aksesorë argjendi.

“E diel, ora 12:00 Mafioza”, ka shkruar ajo.


Kjo vjen pak javë pas “Ferrari”, që e solli në bashkëpunim me artistin Bardhi. /Telegrafi/