Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që merr vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.
Fjala është për reperen Melinda Ademi, e cila gjatë ditës së sotme (e hënë) ka ndarë një set të mahnitshëm fotografish.
25 vjeçarja, e cila numëron një milion ndjekës vetëm në Instagram, duket atraktive në pozat me fustan blu.
Krijuesja e “Mëkatare” ka vënë në pah linjat trupore, duke qenë se komentohet tejet shumë edhe nga publiku.
“A ju ka marrë malli për koncerte? Shumë dashuri për të gjithë ju”, ka shkruar ajo.
Imazhet për pak kohë kanë marrë dhjetëra komente e mbi 14 mijë pëlqime nga miqtë dhe fansat.
Ndryshe, me lehtësimin e masave kanë filluar edhe mbrëmjet e ahengjet e ndryshme muzikore pas më shumë se një viti. /Telegrafi/