Telegrafi

Melinda Ademi mahnit me pozat e reja, merr vëmendje të madhe të fansave

Melinda Ademi (Foto: Instagram/melindaademi)

Melinda Ademi është ndër rep-artistet shqiptare më me stil që ka pasur ndonjëherë estrada shqiptare.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu imazhe të ndryshme nga përditshmëria dhe karriera muzikore.

Kësaj radhe ajo ka vendosur që të surprizojë fansat me sida imazhe atraktive, ku ka fokusuar linjat trupore, të cilat i komentohen në masë të madhe.

E veshur me një mini-fund të zi, bluza e shkurtër me të njëjtin dizajn i shfaqte asaj barkun e sheshtë, tipare këto të fituar përmes ushtrimeve.

“Çka do që bëj, është kaq e thjeshtë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.

Ademi përndryshe është ende duke shijuar suksesin e këngën “X5”, që erdhi në bashkëpunim me reperin Gjiko. /Telegrafi/