Rep-artisja e njohur, Melinda Ademi, vazhdon të jetë nga më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Para pak orësh, ajo ka lansuar këngën e saj më të re “X5”, që erdhi në bashkëpunim me reperin Gjiko.
Si duket ajo është ndarë mjaft e kënaqur me rezultatin, pasi edhe po argëtohet nën tingujt e projektit.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare është shfaqur e veshur plot stil, teksa dëgjonte këngën e re.
Me flokë të lakuara dhe veshje me shkëlqim, Melinda ka marrë vëmendjen e mijëra fansave të saj në rrjetin social.
Vlen të përmendet se kënga e dyshes është pritur për një kohë të gjatë nga dëgjuesit, ndërsa tani kanë filluar edhe klikimet e shumta në platformën YouTube. /Telegrafi/