Melinda Ademi dhe Rina Balaj janë dy nga reperet e estradës shqiptare që pëlqehen mjaft shumë nga publiku.
Ato dikur kanë qenë rivale të njëra-tjetrës, ndërsa tani janë bërë mikesha të ngushta.
Bukuroshet së fundmi sollën bashkëpunimin e tyre të parë të quajtur “Tornado”, ndërkohë që kanë marrë vëmendje me disa skena në klip.
Në një moment, artistet e njohura shfaqen duke shkëmbyer puthje në buzë.
Kjo është komentuar mjaft shumë në rrjete sociale dhe tanimë është shpërndarë gjithandej.
Kënga veç tjerash u prit mirë nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka kaluar gjysmë milionë klikime në YouTube.
Komentet për duetin përkundrazi kanë qenë shumë pozitive si: ‘Dyshja më e mirë’, ‘Faleminderit që nuk na zhgënjeni asnjëherë’, ‘Super hit’ etj. /Telegrafi/