Dy artistet e njohura të estradës, Melinda Ademi dhe Rina Balaj, prej disa ditësh kanë njoftuar bashkëpunimin e tyre të parë.
Ato përmes rrjeteve sociale kanë sjell vazhdimisht fotografi nga xhirimet e klipit, ndërsa projekti ishte paraparë të lansohej sot (e mërkurë).
Bukuroshet kanë treguar se për shkaqe teknike kënga e tyre është shtyrë për nesër (e enjte).
“Vëmendje. Për shkaqe teknike kënga Tornado nuk lansohet sot në YouTube po nesër në orën 19:00”, ka shkruar Ademi.
Tutje, reperet zbulojnë se ky duet është i disponueshëm tani në Spotify.
Kjo megjithatë mezi po pritet nga fansat e dyshes, duke e cilësuar si një nga hitet e kësaj vere.
Bashkëpunimi i tyre vjen pas pajtimit me njëra-tjetrën, meqë në fillimet e karrierës ishin rivale. /Telegrafi/