Dy rap-artistet e njohura të estradës, Melinda Ademi dhe Rina Balaj, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Këtë e kanë bërë të ditur me anë të një postimi që kanë shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Këngëtaret e njohura bëjnë me dije po ashtu se ky projekt mban titullin “Tornado”.
Ato kanë interpretuar një pjesë të këngës si dhe kanë kërcyer së bashku, ku mbase edhe janë në xhirime të klipit.
“Tornado…në përgatitje”, ka qenë përshkrimi që ia kanë vënë këtij postimi.
Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për këngën.
Melinda dhe Rina dikur kanë qenë rivale të njëra-tjetrës, ndonëse nuk munguan as me diss-a, përkundër se raporti i tyre u rregullua tani pas një kohe të gjatë. /Telegrafi/