Melania Tramp pa dyshim ishte një ndër damat e veshura më së miri të zonjave të para në histori, mirëpo pasi që bashkëshorti i saj, Donald, humbi në zgjedhjet presidenciale, nuk është shfaqur në publik dhe bota më nuk ka mundur të ndjekë editimet e saj të përsosura të modës
Melania i ngazëlleu të gjithë ata që e duan mënyrën se si ajo e mban veten, kur u shfaq me një tjetër veshje të përsosur në votimin në Palm Beach, ku tani jeton familja Trump, transmeton Telegrafi.
Bukuroshja sllovene ka zgjedhur një veshje të thjeshtë, afariste së cilës vërtet është e pamundur t’i gjendet ndonjë e metë – zgjedhja e saj ishte fustani me nënshkrimin e brendit “Alexander McQueen”, çmimi i të cilit është 1.990 dollarë.
Fustani i gjatësisë midi i është i qepur ashtu që në shikim të parë duket sikur bëhet fjalë për një fund dhe një bluzë, ndërsa pjesa e poshtme vjen në ngjyrë të hirtë dhe me rrudha, kurse pjesën e sipërme e zbukurojnë bretelat, prerja e rrumbullakët dhe vijat diskrete të bardha në material të zi.
Veshjen e pasuroi me aksesorë luksozë: me këpucë “Louboutin” me taka marramendëse të larta dhe me çantën “Hermés” që kushton 14.000 dollarë.
Fustani me gjatësi mesatare është i përshtatur në mënyrë që në fillim të duket si fund dhe bluzë, dhe pjesa e poshtme vjen në ngjyrë gri, ndërsa pjesa e sipërme është zbukuruar me rripa të trashë, një dekolte të rrumbullakët dhe vija të bardha diskrete në material të zi.
Ajo e ka erëzuar stilin e saj me aksesorë luksoz: këpucët “Louboutin” me një takë marramendëse të lartë dhe një çantë “Hermès”, e cila kushton 14,000 dollarë.
Dama sllovene 52-vjeçare vesh rrallë bizhuteri, ndaj këtë herë ka zgjedhur minimalizmin.
Një tjetër gjë interesante është se ajo kishte gjatë gjithë kohës një buzëqeshje në fytyrën e saj, gjë që është atipike për të. /Telegrafi/