Melania Trump u sigurua që të rrëmbejë vëmendjen edhe në adresimin e parë të presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, para kongresit.
Ashtu siç e do tradita, në adresimin e parë të një presidenti të SHBA-ve, Zonja e Parë që në këtë rast është Melania Trump, fton mysafirë special.
Melania si mysafirë të saj special ftoi të vejën e gjykatësit konservator, Antonin Scalia – Maureen McCarthy Scalia dhe të vejat e dy policëve të vrarë nga imigrantët ilegalë.
Melania u shfaq në adresimin e parë të bashkëshortit të saj president para kongresit bashkë me vajzën Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner.
Ivanka për dukjen e saj sipas E News ka shpenzuar një tre mijë dollarë për fustanin e saj të kuq, por tejet elegant.
Melania nga ana tjetër shkëlqeu duke rrëmbyer ovacionet e të pranishmëve, sidomos mysafirëve që ajo ftoi, në dukjen e saj glamuruze për të cilën ajo shpenzoi jo më pak se 9 mijë e 600 dollarë.
Vetëm xhaketa e punuar nga Michael Kors ka kushtuar 5 mijë dollarë, teksa fundi plot 4 mijë e 600 dollarë.
Melania Trump nga mediat botërore është krahasuar edhe me ikona si princesha Diana, por mbetet të shihet me kohën nëse ajo do t’ia dalë të ketë ndikimin e njëjtë sikurse dikur princesha e shumë përfolur angleze. /Telegrafi/