Telegrafi

Mekanizmi AVERT për të lëvizur makinat që peshojnë deri në dy tonelata (Video)

Robotët e vegjël të vendosura në rrotat e makinës, mund ta lëvizin atë, pasi ta kenë regjistruar terrenin.

Pajisjet që kanë madhësi sa një letër A4, mund të ngrehin dhe të lëvizin makinat që kanë deri në dy tonelata peshë.

Pasi vendi të jetë regjistruar nga ndonjë pengesë e mundshme, pajisjet që kanë kamerë dhe që dirigjohen me sensorë, e lëvizin makinën ngadalë dhe pa zhurmë.

Projekti AVERT, që është krijuar nga Universiteti Democritus në Selanik të Greqisë, mendohet se do të hyjë në punë në rastet e eksplozivëve në makina.

Kjo pajise, që dirigjohet nga larg, mund të kryejë lëvizjen në përpikëri dhe të mos i ngacmojë eksplozivët, sidomos në rastet kur janë të vendosura poshtë makinave. /Telegrafi/