Site icon Telegrafi

Mekaniku brazilian merr të dashurën e tij për një xhiro me Porsche-n e një klienti, rrëmbehet nga hajnat e armatosur – por kjo zgjati deri shkuan te bankomati

Një automekanik në Brazil që nxori të dashurën e tij “për një shëtitje” me Porsche-n e një klienti u rrëmbye pasi hajdutët besuan se ai ishte pronari i makinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kamerave vëzhguese kapën momentin kur dy burra të armatosur me armë vrapuan drejt veturës luksoze dhe detyruan mekanikun dhe të dashurën e tij të dilnin nga makina.

Mekaniku Francisco Rogerio Leandro Ramos po kthehej djathtas nga një rrugë kryesore më 24 tetor, kur u detyrua të ngadalësonte shpejtësinë pasi një automjet tjetër përpara po i bllokonte rrugën.

Makina përpara u largua shpejt, por Ramos nuk ishte në gjendje të vazhdonte udhëtimin e tij pasi dy burrat e armatosur vrapuan drejt Porsche dhe e detyruan atë dhe të dashurën e tij të dilnin.

Duke besuar se mekaniku ishte pronari i pasur i automjetit, njëri nga personat e armatosur e futi atë në një nga ulëset e pasme dhe më pas u larguan me bashkëpunëtorin e tij.

Sipas mediave, një biznesmen i paidentifikuar nga qyteti i Nova Iguacu në Rio de Zhaneiro e kishte lënë Porsche-n e tij aty për një riparim.

Siç bëhet e ditur më tej, pas rrëmbimit, mekaniku u dërgua në një bankomat, ku u detyrua të nxirrte para.

Megjithatë, pa para në llogarinë e tij, rrëmbyesit e tij e kuptuan shpejt se ai kishte thënë të vërtetën kur tha se makina nuk i përkiste atij.

Burrat më pas shkuan në qytetin fqinj të Nilopolis, ku lanë makinën pa marrë asgjë dhe liruan mekanikun. /Telegrafi/

Exit mobile version