Site icon Telegrafi

Mehmedi me oferta të shumta

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi ka arritur të shënoj gol në kampionatin evropian për Zvicrën.

Por e ardhmja e tij nuk është në Bayer Leverkusen pasi klubi gjerman nuk i ka dhënë hapësirat e duhura tetovarit.

25-vjeçari ka oferta dhe pritet të vendosë pas kampionatit evropian se ku do të vazhdoi karrierën.

Mediat gjermane kanë raportuar se dy ekipet nga Bundesliga, Koln dhe Hoffenheim janë seriozisht të interesuara për të, por së fundmi në garë është futur edhe Eintracht Frankfurt.

Ish-anëtari i Dynamo Kiev ka një ofertë edhe nga Fiorentina në Serie A, por edhe nga kampionati turk.

Për ta lënë të lirë yllin e saj, Bayer Leverkusen kërkon rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version