Telegrafi

Mehaj takon disa nga pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka takuar sot komandantin e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës bashkë me zyrtarë të këtij njësiti.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj shkruan se përgatitja e tyre profesionale dhe gatishmëria për të reaguar në çdo situatë në mbrojtje të jetës së qytetarëve, pronës dhe interesit publik, dëshmojnë përgjegjësinë e lartë të tyre ndaj Policisë së Kosovës dhe vendit tonë.

Sot pata kënaqësinë që ta takoj Kolonel Mentor Sh, Komandantin e njësisë speciale intervenuese të Policisë së Kosovës bashkë me zyrtarë të këtij njësiti. Përgatitja e tyre profesionale dhe gatishmëria për të reaguar në çdo situatë në mbrojtje të jetës së qytetarëve, pronës dhe interesit publik, dëshmojnë përgjegjësinë e lartë të tyre ndaj Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës”, shkruan Mehaj.

Ai po ashtu i ka bërë një dhuratë simbolike njërit nga zyrtarët e këtij njësiti.

“Në shenjë falënderimi për punën e palodhshme, kisha nderin t’i dhuroja mikut tim dhe zyrtarit të këtij njësiti z. Ali K, një dhuratë simbolike e cila është e vogël krahasuar me punën dhe përgjegjësitë që ka ai dhe kolegët e tij. Pafundësisht mirënjohës për punën dhe sukseset e tyre”, shkruan Mehaj në Facebook.

Njësia Speciale Intervenuese, e njohur më parë si FIT, është formuar në vitin 2006-2007. /Telegrafi/