Site icon Telegrafi

Megjithëse kishte marrëveshje me Crotonen, Milan nuk do ta huazojë Cutronen

Patrick Cutrone ka bindur me paraqitjet në ndeshjet përgatitore zyrtarët e klubit të Milanit.

Kjo e fundit ka refuzuar një ofertë në formë huazimi të skuadrës së Crotones, por janë të hapur për ta huazuar mesfushorin Giovanni Crociata.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, presidenti i Crotones, Raffaele Vrenna dhe drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli kishin arritur një marrëveshje javë më parë për huazimin e sulmuesit, por e cila tani nuk do të realizohet.

Cutrone ishte protagonist në fitoren e Milanit kundër CSU Craiova në Ligën e Evropës ndërsa shënoi dy gola kundër Bayern Munichut në kuadër të ndeshjeve miqësore.

Ndërkohë, 20-vjeçari Crociata edhe sezonin e kaluar e kaloi në huazim te skuadra e Serie B, Brescia. /Telegrafi/

Exit mobile version