Ajo nuk e fsheh faktin se është e fiksuar pas fitnesit dhe ndjek një regjim stërvitje shumë të rreptë.
Por të mërkurën, Kim Kardashian – e cila paraqiti kërkesë për divorc nga burri i saj Kanye West në shkurt të këtij viti – vendosi ta trajtonte veten me një vakt jo të shëndetshëm, shkruan DailyMail.
Ylli 40-vjeçar, e cila gjithashtu ndjek një dietë të bazuar në bimë për të qëndruar e shëndetshme, u fotografua duke ngrënë një hamburger nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë “Jack in the Box”, ndërsa po voziste nëpër Los Angeles.
Kim u pa duke parë me ëndje hamburgerin, para se të gëlltiste atë.
Duke humbur shumë kilogramë në dietën Atkins, Kim gjithashtu zbuloi më parë gjithçka në lidhje me kënaqësitë e saj më të mëdha në aplikacionin e saj tashmë të shuar.
“Ushqimi i shpejtë është një nga kënaqësitë e mia më të mëdha”, pranoi ajo.
“Unë konsumoj shumë rrallë, por o Zot i madh e dua aq shumë sa vendos të kënaqem”, shtoi ajo, duke cituar ‘In-N-Out Burger’, ‘KFC’ dhe ‘Taco Bell’ si disa nga të preferuarat e saj. /Telegrafi/