Bebe Rexha ka qenë mysafire e e spektaklit të famshëm britanik “Sunday Brunch”.
Këngëtaren shqiptare në emision e detyruan që t’i bie trumbetës , megjithëse e refuzoi një gjë të tillë, duke kërkuar që të mos shfaqej në televizion.
Ylli i hitit ‘I Got You’ e ka publikuar videon e këtij momenti në llogarinë personale në Instagram duke thënë se nuk i ka rënë trompës që prej shkollës së mesme, transmeton Telegrafi.
“Nuk i kam rënë trumbetës që prej shkollës së mesme. Isha e stresuar se do të shfaqej live në televizionin e Britanisë së Madhe”, ka shkruar Bebe në Instagram.
Gjithashtu Bebe në emision performoi drejtpërdrejt hitin e saj të fundit “I Got You”.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pcbCuiHsYqQ