Telegrafi

Megjithatë, filmi ‘Shok’ nuk fitoi Oscar (Video)

Members from the nominated best Short Film, Live Action, Shok, arrive on the red carpet for the 88th Oscars on February 28, 2016 in Hollywood, California. AFP PHOTO / VALERIE MACON / AFP / VALERIE MACON (Photo credit should read VALERIE MACON/AFP/Getty Images)

Sonte është mbajtur edicioni i 88-të i ndarjes së çmimeve kinematografike Oscar në Hollivud të Los Angelesit.

Megjithëse është pritur shumë që filmi i parë kosovar të fitojë një Oscar, kjo nuk ndodhi.

Në kategorinë e ‘Filmit më të mirë të Shkurtër’, ku ishte i nominuar filmi ‘Shok’, ka fituar filmi Stutterer, transmeton Telegrafi.

Kjo ishte hera e parë që një film shqiptar të jetë nominuar nga akademia amerikane e filmit dhe ky mbetet suksesi më i madh deri tani i kinematografisë shqiptare.

Kujtojmë se vitin e kaluar këngëtarja shqiptare, Rita Ora e pat kënduar këngën “Grateful”, kolonën zanore e filmit “Beyond The Lights”. /Telegrafi/

Ata nuk fituan Oscarin, por fituan zemrat e miliona shqiptarve. Krenar…

Posted by Telegrafi.com on 2016-02-28