Site icon Telegrafi

Megi Pojani tregon karakteristikat që duhet t’i ketë djali që do të donte ta kishte partner

(Foto: Instagram/megipojani)

Megi Pojani është ndër femrat e pëlqyera shqiptare dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.

Bukuroshja ka bërë për vete ndjekësit me guximin dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit. E drejtpërdrejtë është treguar edhe në intervistën për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Moderatoret e pyetën nëse pëlqen ndonjë nga djemtë konkurrentë të “He/She’s On Top”, ku Megi është pjesë e jurisë, ndërsa ajo u përgjigj: “Jo”.

(Foto: Instagram/megipojani)

Më tej, tha se djali që do të donte të kishte partner duhet të jetë një djalë bazik.

Lexo po ashtu Megi Pojani dhe Getinjo improvizuan një flirtim: Bukuroshja vallëzonte me lëvizje tërheqëse, reperi e përcillte nga tavolina

“Dua një djalë bazik, mesatar shqiptar. Që të dëgjojë më shumë se të flasë. Mos të jetë shumë i dhënë pas krijimit të imazhit të vet. E rëndësishme është të më bëjë për të qeshur”.

“Kur e ka guximin që të vijë tek unë, kuptohet që ai është i duhuri”, ka theksuar Megi.

Exit mobile version