Një javë më parë edhe në Shqipëri nisi spektakli më i njohur i vallëzimit në botë “Dancin With the Stars”.
Në mesin e konkurrentëve këtë vit është edhe Megi Pojani e cila po e sfidon vetën për herë të parë edhe në këtë fushë.
Performanca e saj në javë e parë u prit mirë teksa ajo duke në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.
Ndërkohë, kur sonte (e premte) mbahet java e dytë më radhë, bukuroshja shqiptare ka bërë një paralajmërim provokuese për ndjekësit e saj në Instagram.
“Mprehim këmbët dhe gjuhën sot për çdo rast”, ka shkruar Megi në mbishkrimin e disa imazhe të shkëputura nga performanca e saj.
Ndryshe, kujtojmë që edicioni i këtij viti është nën moderimin e prezantuese Bora Zemani teksa në mesin e pjesëmarrësve janë edhe partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, Elona Duro, Elhaida Dani, Ardit Cuni dhe të tjerë. /Telegrafi/