Telegrafi

Megi Pojani nxit imagjinatën me pozat në bikini nga pishina

Megi Pojani dinë si të rrëmbej vëmendje dhe këtë zakonisht e arrin me postimet provokuese që bën në rrjetet sociale.

Ajo nuk heziton që t’i shfaq linjat e mahnitshme të trupit duke i ekspozua në secilën rast.

Edhe së fundmi Megi është shfaq në super formë në imazhet nga pishina teksa shihet e veshur me bikini rozë me një detaje me yje me shkëlqim sipër.

Foto: Megi Pojani/Instagram

Bashkë me foton, Megi bashkëngjiti edhe një video ku shihej duke notuar gjatë natës në pishinën gjigante.

Postimi i saj u pasua nga komente të shumta nga ana e fansave të saj në llogarinë e Instagramit.

Ndryshe, kujtojmë që Megi së fundmi është koemntuar për romancën me futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Endri Cekici.

Mesfushori shqiptar që aktualisht luan me ekipin turk Konyaspor në derbin ndaj Galatasarayt shënoi gol e që u konsiderua si dedikim për partneren e tij, Megi e cila gjendej në tribunë duke përcjellë ndeshjen.

Lexo po ashtu Shënoi ndaj Galatasarayt, Endri Çekiçi ia dedikoi golin e bukur Megi Pojanit

Ndërkohë, dyshja gjatë verës u tha se kaluan pushimet së bashku duke ndarë postime nga i njëjti vend. /Telegrafi/