Modelja e njohur shqiptare, Megi Pojani, vazhdon të jetë një nga emrat më të diskutuar në rrjete sociale.
Ajo shpesh merr vëmendje me postimet që publikon, ndonëse vjen në shumë raste provokuese.
E tillë është shfaqur edhe në disa poza të reja nga një jaht, ku po shijon pushimet me familjen.
Prezantuesja ka vënë në pah linjat e bujshme trupore në një koleksion me bikini të zeza.
Veç kësaj, zeshkania ka publikuar edhe një tjetër video, në të cilën provokon me lëvizjet trupore.
Megi prej vitesh ka qenë në fokus për shkak të imazheve e videove në Instagram, ku edhe ka mbledhur afro 500 mijë njerëz.
E njëjta këtë vit ka prezantuar edhe “Fan Club” në kuadër të formatit Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/