Bukuroshja e ekranit, Megi Pojani merr vëmendje me pothuajse secilën paraqitje që bën.
Zeshkania joshëse këtë herë përveç që dukej tejet joshëse dhe në formë ajo që u vu re ishte edhe ndryshimi i ‘look’-ut.
Në pozat e reja, Pojani shihet me flokët të zeza dhe të shkurtra të cilat i dhanë një pamje të re tërheqëse.
Për veshje, Megi kombinoi një bluzë gri me një palë pantallona të zi dhe çantë të bardhë dhe syze të zeza dielli.
Ajo dukej tejet atraktive teksa ekspozonte linjat e formësuara në disa imazhe të realizuara në ashensor dhe parking makinash.
“Megatron”, ka shkruar Megi në mbishkrimin e fotografive, sipër të cilave pranoi pëlqime dhe komente të shumta.
Ndërkohë, kujtojmë që pas pjesëmarrjes në “Dancing With The Stars” si konkurrente, ajo aktualisht po prezanton emisionin “Fun Club”. /Telegrafi/