Site icon Telegrafi

Meghan flet për problemet e vazhdueshme me mediat

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Toby Melville - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, ka pranuar se përkundër gëzimit të madh që i ka sjellë lindja e djalit të saj, njëherësh i ka sjellë edhe një luftë të re me mediat.

Aktorja amerikane, e cila është e martuar me princin Harry, në maj të këtij viti u bë nënë e një djali, të cilin e pagëzuan Archie Mountbatten-Windsor.

Lexo po ashtu Hillary Clinton në mbrojtje të Meghan Markle për trajtimin që i është bërë nga tabloidet britanike

Duke folur për një dokumentar të ITV, Meghan ka folur për jetën e saj në qendër të vëmendjes, ndërsa me këtë rast ka thënë se po i shkaktojnë telashe të mëdha, përkundër të gjitha përpjekjeve për të qenë një nuse e mirë mbretërore dhe nënë e kujdesshme.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Për më shumë, ajo është ankuar për faktin se asnjë prej gazetarëve nuk e ka marrë mundin që të pyesë se a është mirë me shëndet.

“Secila grua, sidomos kur është shtatzënë, ka momente kur është e lëndueshme, kjo ka qenë një sfidë. Nuk dua të flas se çfarë sfide e madhe është kur vjen edhe fëmija në këtë botë”, ka thënë Meghan.

38-vjeçarja ka shtuar se detyra më e vështirë e familjes mbretërore është ndërveprimi i vazhdueshëm me gazetarët dhe se ajo ndihet në ankth sa here që sheh një fotoaparat. /Telegrafi/

Exit mobile version