Site icon Telegrafi

Meghan dhe Harry e kanë planin për të fituar shuma të majme

Meghan Markle dhe princi Harry (Foto: DANIEL LEAL-OLIVAS - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Kompania Sheeraz, e cila pretendon se i ka bërë të popullarizuar anëtarët e familjes Kardashian, raportohet se do të punojë për të lansuar markën Meghan Markle dhe Princ Harry.

Përkatësisht, sipas mediave amerikane, kompania pretendon se ata janë duke punuar me të dy, me qëllim kthimin e tyre në një markë të vlefshme miliardere, transmeton KP.

Lexo po ashtu Pas largimit nga familja mbretërore, Meghan mund të angazhohet në një shou real në Netflix për martesat e dyta

“Ne do ta bëjmë Meghan 100 herë më të madhe se Kim Kardashian, dhe ne jemi ata që krijuam Kimin.

(Foto: DANIEL LEAL-OLIVAS – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

“Unë po ju them se ata do të bëhen një markë disa miliardë dollarësh. Vetëm prisni”, ka deklaruar drejtori i ndërmarrjes, Sheeraz Hasan.

Pallati Buckingham pohon se marrja me qira e kësaj kompanie është “krejt e pavërtetë”, ndërsa Meghan dhe Harry ende nuk janë deklaruar lidhur me çështjen.

Exit mobile version