Site icon Telegrafi

Megan Fox në lidhje me ish të fejuarin e Miley Cyrus

Aktorja e njohur Megan Fox është në proces divorci nga bashkëshorti i saj, Brian Austin Green, me të cilin janë bashkë prej pesë vitesh.

Ende pa përfunduar procedurat bukuroshja po përflitet për një lidhje të re dashurie, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave botërore ylli tashmë ka gjetur dashurinë e re dhe bëhet fjalë për aktorin Liam Hemsworth, ish të fejuarin e këngëtares Miley Cyrus, i cili në vitin 2013 i dha fund fejesës me Cyrus.

Megan dhe Liam janë parë së bashku në palestrën e tyre duke biseduar dhe qëndruar afër njëri tjetrit. /Telegrafi/

Exit mobile version