Site icon Telegrafi

Megan Fox debuton një prerje të re flokësh

Pak pasi Selena Gomez zbuloi balluket e saj të mprehta në TikTok, Megan Fox është duke u bashkuar në trend.

Aktorja debutoi një pamje që është diku mes ballukeve të gjata dhe ballukeve anësore, me shumë pjesë të gjatësisë mesatare të fytyrës në pjesën e përparme dhe pjesën tjetër të flokëve të saj në një topuz të pastër.

Stilisti i famshëm i flokëve Dimitris Giannetos postoi foto të stilit të ri në Instagram, ku shfaqej Fox me çizme deri në kofshë dhe një bluzë të tejdukshme të kaltër.

Sa i përket Fox, ajo tregoi pamjen e saj së pari teksa i promovonte albumin e ri të të fejuarit Machine Gun Kelly në Instagram Story.

Lexo po ashtu Pamja e fundit e Megan Fox është frymëzuar nga 'divani i gjyshes'

Fox dhe Kelly aktualisht po planifikojnë një dasmë gotike që do të jetë, nëse asgjë tjetër, shumë e njohur. Pete Davidson do të jetë i pranishëm! Dyshja synojnë vitin 2023, i cili do t’i japë Megan Fox-it mjaft kohë për të rritur balluket e saj nëse nuk i dëshiron ato si pjesë e pamjes së saj të nusërisë.

Duke supozuar se balluket janë reale dhe jo paruke, kjo është prerja e parë e madhe e Fox në një kohë të gjatë. Ajo ka pasur flokë jashtëzakonisht të qëndrueshëm vitin e kaluar, pothuajse gjithmonë i stilom fijet e saj brune të errëta të gjata, pak me dredha dhe të ndara në qendër.

Lexo po ashtu Unaza që ia dhuroi Megan Foxit për fejesë është me gjemba, Machine Gun Kelly: Nëse përpiqet ta heq do t’i dhemb

Ajo kishte balluke super të hapura në Met Gala 2021, por ato me sa duket u ‘zhdukën’ brenda natës. /Telegrafi/

Exit mobile version