Lionel Messi mori çmimin si lojtari me më shumë tituj në historinë e futbollit i dhuruar nga mediumi i njohur spanjoll, Marca.
Juan Ignacio Gallardo, drejtor i MARCA, dhe Jorge Mas, pronar i Inter Miami ishin të pranishëm në dhurimin e e cmimit, ku argjentinasi magjik shprehur falënderimin e tij.
Stadiumi Chase ishte vendi i ceremonisë së ndarjes së çmimit, ku u nderua Messi si kampion i kampionëve: 46 tituj kolektivë dhe 56 tituj individualë.
🤩🤩 Así ha sido la llegada de Messi para recoger el premio que @marca le entrega por ser el jugador más laureado de la historia 🏆🏆 pic.twitter.com/ulGbib89Fd
— MARCA (@marca) October 17, 2024
“Ne tashmë kemi një marrëdhënie të gjatë me MARCA-n. Ata ishin shumë të mirë që zgjodhën një argjentinas dhe një katalanas. Ato janë dy shtëpitë e mia, aty ku jam i lumtur. Por sot jemi gjithashtu në një vend ku jemi shumë të lumtur”, deklaroi fillimisht Messi.
Më pas Lionel Messi iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve të Marca që të shumtë kishin udhëtuar për në Miami.
Así forjó su leyenda Leo Messi, el coleccionista de títulos 🐐🐐🐐 pic.twitter.com/gqMRIAGvqI
— MARCA (@marca) October 17, 2024
E mbani mend titullin tuaj të parë si fëmijë?
“Kam parë fotografitë e trofeut tim të parë kur isha fëmijë, por nuk e mbaj mend. Sigurisht, si disa nga fëmijët e mi, nuk isha në dijeni të gjithçkaje që do të vinte. Më pëlqeu futbolli që në moshë shumë të vogël. Është pasioni im”.
I numëroni titujt?
“Unë nuk i numëroj titujt. Kryesisht ata individualë. Ishte spektakolare të shikoja videon. Shumë gjëra kalojnë në kokën time. Kemi pasur edhe momente të vështira. Jo gjithçka është e bukur. Zhgënjimet më ndihmuan të rritem”.
🚨 Ya es suyo
🏆 Leo Messi, Campeón de Campeones. El futbolista con más títulos de la historia. Insuperable pic.twitter.com/jlPnor9mbF
— MARCA (@marca) October 17, 2024
Kombëtarja e Argjentinës
“Më pëlqen të luaj futboll. Kohët e fundit kam qenë në një stadium të mbushur me Argjentinë, duke brohoritur emrin tim dhe atë të shokëve të skuadrës. Kam kaluar shumë kohë të këqija me Argjentinën dhe jam mirënjohës për momentin që po jetoj tani. Unë jam duke e shfrytëzuar këtë, sepse dashuria që kam për këtë sport është shumë më e madhe se titujt”.
🤩 Leo Messi, una vitrina repleta de trofeos…🏆 que no nos caben en una sola imagen 🙌 pic.twitter.com/ZA0U3vuBMj
— MARCA (@marca) October 17, 2024
Qëllimi apo ëndrra e radhës?
“Isha në gjendje të realizoja të gjitha ëndrrat e mia dhe arrita shumë më tepër nga sa ëndërroja si fëmijë. Zoti ma dha këtë. Unë arrita të realizoj ëndrrën më të madhe të një lojtari, që është Kupa e Botës. Kam fituar shumë tituj në klubin e jetës sime, që është Barcelona, edhe unë fitova edhe në Paris dhe tani me Interin po luftoj për të arritur shumë gjëra të tjera”.
🎨 Javier Tortosa, uno de los creadores de este cuadro que se entregará a Leo Messi, explica el significado de la obra: “Refleja cómo abrazas al mundo… y cómo el mundo te abraza a ti” pic.twitter.com/xAep45y3wt
— MARCA (@marca) October 17, 2024
Kupa e Botës 2026?
“Mundohem të kënaqem dita ditës. Kur të vijë koha do të shohim, nuk më pëlqen të përshpejtoj kohët. Shpresoj të vazhdoj të performoj në këtë nivel. të ndihem mirë dhe të jem i lumtur kjo është më e rëndësishme për mua sesa nëse do t’ia dal apo jo”. /Telegrafi/