Telegrafi

Mediumi francez zbulon ‘skandalin’, Donnarumma do të fitojë më pak te PSG sesa te Milani

Mediat francez kanë zbuluar se Gianluigi Donnarumma fillimisht do të fitojë më pak në Paris Saint-Germain sesa që ai refuzoi me zgjatjen e kontratës te Milani.

Portieri italian u largua nga Milani pasi kaloi nga akademia e tyre të të rinjve dhe bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 16-vjeçare.

Ai ishte një agjent i lirë pasi refuzoi të nënshkruajë kontratën e re dhe në vend të kësaj bëri një marrëveshje të raportuar me vlerë 12 milionë euro në sezon në PSG.

Lexo po ashtu Nga Pedri te Chiesa dhe Schick, kush janë 15 lojtarët që iu rrit vlera më shumë gjatë Euro 2020?

Tani gazeta franceze L’Equipe ka analizuar dokumentet dhe pretendon se italiani nuk do të fitojë edhe aq shumë para në Paris.

Kontrata deri në qershor të vitit 2026 thuhet se vlen me vetën 7 milionë euro të garantuara në sezon, pas taksave që do të duhet t’i paguajë.

Nga ana tjetër, marrëveshja që Milani i ofronte dhe të cilën ai nuk e pranoi ishte afër 8 milionë euro në vit neto.

Marrëveshja që ai kishte në San Siro para qershorit ishte me vlerë 6 milionë euro neto dhe e reja i ofronte një rritje solide.

Lexo po ashtu Cannavaro: Donnarumma është lojtari më i mirë i Italisë

Dallimi është në bonuset dhe shtesat që lidhen me performancën, të cilat mund ta qojnë pagën e tij deri në një maksimum prej 10 milionë euro në vit nëse PSG fiton titullin në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

Donnarumma gjithashtu fillimisht fiton një pagë më të ulët sesa homologu i tij, Keylor Navas, edhe pse paga e italiane mendohet se do të rritet gjatë pesë viteve të kontratës. /Telegrafi/