Majlinda Kelmendi është shpallur kampione e Evropës në Rusi.
Kelmendi u shpall kampione në kategorinë e saj prej 52 kilogramëve, ndërsa edhe Nora Gjakova u stolis me medaljen e bronztë në një kategori më lartë.
Por suksesi i saj ua ka mbyllur gojën medieve serbe edhe pse kjo ngjarje e madhe sportive po mbahet në Rusi, në një shtet mik të Serbisë.
Blick, B92 dhe Kurir nuk kanë shkuar asnjë fjalë edhe pse dje raportuan me entuziazëm se Rusia nuk do ta lejojë Kosovën të marrë pjesë në këtë garë.
Kosova u nderuar në mënyrën më të mirë në Rusi ku u ngritë flamuri i Kosovës dhe u dëgjua edhe himni. /Telegrafi/