Telegrafi

Mediat ukrainase publikojnë pamjet, kur dy raketa ruse “kalibr” godasin termocentralin në Kiev

Mediat ukrainase kanë publikuar pamjet, kur dy raketa ruse “Kalibr” godasin termocentralin në Kiev.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ushtria ruse kreu sulme ajrore mbi qytetet ukrainase, ku për cak kishin ndërtesat kolektive të banuara nga civilët, pavarësisht se Kremlini deklaron se ka për objektiv infrastrukturën ushtarake, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e këtyre sulmeve kanë humbur jetën 11 civilë dhe mbi 60 tjerë janë plagosur.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia me këto veprime po shpërfaq fytyrën e vërtetë të shtetit terrorist.

Ndryshe, Kievi sot ka qenë një prej qyteteve më të atakuara nga rusët, ku nuk është kursyer asgjë. /Telegrafi/