Site icon Telegrafi

Mediat spanjolle zbulojnë se Setieni mbetet te Barcelona vetëm nëse e fiton Ligën e Kampionëve

Quique Setien duhet të udhëheqë Barcelonën drejt triumfit në Ligën e Kampionëve për të qenë i sigurt në punën e tij si trajner.

Sipas gazetës katalunae Sport, Setien është i vetëdijshëm se pozicioni i tij është në rrezik pasi Barca humbi titullin në La Liga, duke përfunduar pesë pikë pas rivalëve Real Madridit.

Menaxheri është nën kontratë deri në vitin 2022, megjithatë mandati i tij mund të shkurtohet gjatë zgjedhjeve të klubit në vitin 2021.

Lexo po ashtu Lojtarët e Barcelonës kanë vendosur, duan Kluivertin si pasues të Setienit

Në të vërtetë, bordi i drejtorëve mund të marrë vendimin për të shkarkuar Setienin këtë verë, përveç nëse ai mund ta udhëheqë klubin drejt triumfit të gjashtë të Kupës Evropiane.

Barcelona luan ndaj Napolit në shtëpi në ndeshjen thyese të 1/8-tës më 8 gusht, katër muaj pas barazimit të tyre 1-1 në ndeshjen e parë në Itali.

Lexo po ashtu Laurent Blanc i propozohet Barcelonës si trajner i ardhshëm

Orari i rishikuar i Ligës së Kampionëve do të shohë se ndeshjet çerekfinale zhvillohen më 14-15 gusht dhe gjysmëfinalet më 18-19 gusht.

Finalja do të zhvillohet të dielën më 23 Gusht, me të gjitha ndeshjet që do të luhen në Lisbonë të Portugalisë. /Telegrafi/

Exit mobile version