Wanda Nara ka konfirmuar të gjitha që Mauro Icardi do të mbetet një lojtar i Interit pasi raportohet se ai do të stërvitet me ekipin e parë këtë mbrëmje.
Spekulimet që lidhin Icardin me një largim janë ftohur ditëve të fundit.
Edhe gruaja e tij, Wanda bëri një postim në Twitter së bashku me gratë e futbollistëve tjerë të Interit në festën e 22-të të ditëlindjes së Lautaro Martinez mbrëmë.
“Një tjetër vit së bashku”, shkruan në postimin e gruas agjente të Icardit në Twitter.
Un nuevo año juntas pic.twitter.com/G28O6mQ2TO
— wan (@wanditanara) August 23, 2019
Ndërkohë, mediumet si Sport Mediaset dhe Sky Sport Italia kanë raportuar që sulmuesi argjentinas është thirrur të stërvitet sot në mbrëmje në San Siro.
🚨 | NEWS
🌃The side will train at San Siro tonight behind closed doors 🚫#FCIM #ForzaInter
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) August 23, 2019
26-vjeçari ishte konsideruar person i padëshiruar për pjesën më të madhe të verës, duke u stërvitur vetëm ndërsa skuadra garonte jashtë vendit në turnetë para-sezonal.
Sidoqoftë, ai ka hedhur disa sugjerime në mediat sociale se dëshiron të vërtetojë vlerën e tij te Antonio Conten, ndërsa së fundmi ka marr edhe një shtëpi të re në Milano. /Telegrafi/