Më 29 prill liderët e Ballkanit perëndimor pritet të mblidhen në Berlin, me kërkesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.
E mediat serbe raportojnë se qëllimi i pjesëmarrjes se presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë përveç bashkëpunimi rajonal, mund të jetë edhe që Beogradi zyrtar të pranojë vazhdimin e dialogut pa heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, transmeton Telegrafi.
Sipas burimeve diplomatike të përditshmes serbe “Vecernje Novosti”, shkaku i angazhimit të Berlinit dhe Parisit për zgjidhjen e çështjeve kyçe në Ballkanin perëndimor, para se gjithash është vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar edhe njëherë dje se nuk ka vazhdim të dialogut derisa nuk hiqet taksa për mallrat e Serbisë nga autoritetet në Kosovë.
“E respektoj shumë kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, por nuk pres diçka konkrete nga ky takim”, ka deklaruar Vuçiq para gazetarëve. /Telegrafi/