Në ditët e saja të para në Hollywood, Kim Kardashian, kishte xhiruar një skenë të nxehtë me një këngëtar në një videoklip muzikor.
Në javën e kaluar, “Keeping Up With The Kardashians” festoi përvjetorin e dhjetë të transmetimin dhe familja e famshme mbajti një ndejë për këtë ngjarje.
Dhe mediat rozë kanë bërë disa kërkime nga e kaluara për të gjetur si është dukur Kim në moshën 26-vjeçare kur ishte në fillet e ngritjes së saj.
Nga ky kërkim, e kanë gjetur një video nga viti 2007, kur ajo kishte marrë pjesë në klipin e “Fall Out Boy”, “Thanks For The Memories”.
Në video, bukuroshja tash 36-vjeçare luan rolin e të dashurës së Pete Wentz, me të cilin shkëmben një puthje pasionante. Madje, në klip, Kim ka edhe një moment pasionant edhe me një shimpanze.
Kujtojmë se në vitin 2013, Kardashian kishte bërë një tjetër bujë gjatë pjesëmarrjes në videon muzikore të burrit të saj Kanye West, “Bound 2”, duke u shfaqur e zhveshur mbi motoçikletë. /Telegrafi/