Milani tani mund të shkojë për Stefano Pioli ose një trajner të huaj pasi pretendohet se Luciano Spalletti po i kërkon Interit dëmshpërblim për shkarkimin që i bëri në fund të sezonit të kaluar.
Rossonerët kanë synuar ish-trajnerin e Nerazzurëve që të zëvendësojë Marco Giampaolon dhe duket se ka rënë dakord me kushte personale.
Sidoqoftë, pengesa ka qenë shkëputja e kontratës me Interin, duke pasur parasysh se ai është nën kontratë me ta deri në vitin 2021.
Fillimisht u mendua se ai do të pranojë pagë vetëm gjashtë muaj për të ikur nga ziklatërit, megjithatë Sky Sport Italia dhe ANSA tani po raportojnë se 60-vjeçari kërkon një pagë të plotë vjetore.
Kjo duket e pamundur në këtë fazë, kështu që të dy burimet pretendojnë se ‘Djajtë’ tani po shikojnë Piolin ose një trajner të huaj.
Pioli më parë ka trajnuar Interin gjatë sezonit 2016-17 dhe është në mesin e kandidatëve për ta marrë drejtimin e Genoas.
Sa për profilin e strategut të huaj, mund të jetë ish-trajneri i Romës, Rudi Garcia, megjithëse ai besohet se është më afër Monacos.
MilanNews, ndërkohë, ka hedhur emrin e Marcelinos, i cili së fundmi u largua nga Valencia pas dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe një triumf në Kupën e Mbretit. /Telegrafi/