Cristiano Ronaldo “shkatërroi” ligjet e ‘barazisë, unitetit dhe përulësisë’ në dhomën e zhveshjes së Juventusit, shkruajnë mediat italiane.
Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ kaloi në Juventus në vitin 2018, duke shënuar 101 gola në 134 ndeshje dhe duke fituar dy tituj të Serie A.
Në ditët e kaluara, Leonardo Bonucci, në një intervistë të dhënë ka thënë se ekipi po luan më mirë dhe më si ekip pa Ronaldon. Edhe Giorgio Chiellini e fajësoi portugezin për largimin e tij në verë – dhe mënyrën se si shkoi – duke mos i dhënë mundësi Juventusit ta zëvendësonte, e për këtë erdhi edhe fillimi i dobët i sezonit.
Gazeta italiane Tuttosport, shkruan se i largët ishte Ronaldo nga pjesa tjetër e skuadrës.
Thuhet se Ronaldo, ndryshe nga superyjet që erdhën para tij si Carlos Tevez, Paul Pogba, Andrea Pirlo dhe Gonzalo Higuain, nuk e ndoqi shembujt e kaluar, pasi skuadra nuk mbrohej edhe gjitha.
Pavarësisht aftësisë së tij për të fituar ndeshjet i vetëm me cilësinë e tij të pakrahasueshme si sulmues, 36-vjeçari me sa duket “asnjëherë nuk ishte pjesë e grupit” dhe nuk mori pjesë në mbrojtje.
Edhe pse ai ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje te Manchester United deri më tani, e njëjta akuzë është bërë në lidhje me Ronaldon edhe këtë sezon.
Të mërkurën mbrëma, pasi Ronaldo shënoi gol me kokë në fund të ndeshjes kundër Atalantas, Ole Gunnar Solskjaer, e lavdëroi punën e Ronaldos pa top.
Sa i përket Juventusit, kur ai humbiste një top, lojtarët e tjerë e inkurajonin, por nëse dikush i pasonte keq atij, Ronaldo ishte i prirur për ta kritikuar. Kjo sjellje e tij raportohet të ketë shkaktuar “çarje” në aspektin e disiplinës dhe shpirtit të ekipit.
Në fillim të sezonit, Bianconerët arritën vetëm një fitore nga katër ndeshjet e tyre të para nën drejtimin e Max Allegrit.
Gjërat janë përmirësuar kohët e fundit, me Juventusin që është tani i pamposhtur në nëntë ndeshje – duke fituar tetë dhe barazuar një. /Telegrafi/