Maurizio Sarri më në fund është konfirmuar si trajner i Juventusit, duke e lënë Chelsean pas vetëm një sezoni në krye.
Trajneri italian u transferua te skuadra londineze në verën e kaluar, duke arritur ta kualifikonte skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe fitoi Ligën e Evropës.
Me titullin kampion të garës së dytë më të rëndësishme në Evropë, Sarri u rikthye në Itali, aty edhe ka ndërtuar reputacionin e tij.
Italiani ishte në krye të Napolit nga viti 2015-2018, gjersa kishte arritur të ndërtonte një lojë mjaftë të mirë sulmueseve me formacionin 4-3-3.
Madje, në tri sezonet e kaluara, Sarri arriti ta rivalizonte Juventusin për titull, duke grumbulluar 82 pikë, 86 dhe 91 pikë, por që fati nuk ishte në anën e tij.
Por, një video tregon se italiani nuk kishte momente të mira me tifozët e Zonjës së Vjetër, pasi u kishte drejtuar edhe gishtin e mesit.
Me gjasë tifozët e Juventusit kanë atë pamje të freskët në mendjen e tyre, andaj atij i duhet që të fitojë disa ndeshje, për ta marrë përkrahjen e tyre.
Sarri nuk kishte momente të mira as te Chelsea, madje tifozët e Bluve e kishin fyer lojën e tij të njohur si ‘Sarro-Ball’. /Telegrafi/