Telegrafi

Mediat italiane e zyrtarizojnë kalimin e De Ligt te Juventusi

Matthijs De Ligt pritet zyrtarizohet shpejt si lojtar i ri i Juventusit, raportojnë mediat italiane.

Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano zyrtarizimi i qendërmbrojtësit holandez te Juventusi do të vjen shumë shpejt.

Romano ka shkruar në profilin e tij se de Ligt nga tani mund të quhet lojtar i Juventusit pasi ka nënshkruar tashmë kontratën.

Sipas tij, qendërmbrojtësi holandez do të arrij nesër (e martë) mbrëma në Torino, ndërsa testet e tij mjekësore do të zhvillohen të mërkurën.

Juventusi do të paguajë 75 milionë euro së bashku me bonuset te Ajaxi dhe lojtari do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në Itali.

De Ligt do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor 2024 me Juventusin, ,e të cilët u pajtua plotësisht tre javë më parë.

Edhe gazetari tjetër i njohur italian, Gianluca Di Marzio e jep të kryer transferimin e holandezit te Zonja e Vjetër.

Di Marizio gjithashtu jep të gjitha detajet e njëjta të transferimit sikurse Romano. /Telegrafi/